Lidhje

BE kërcënon Rusinë me sanksione


Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kërcënuan sot me sanksione të ashpra Rusinë, por nuk i mbështetën kërcënimet me veprime konkrete. Disa prej tyre thanë se diplomacia nuk është më e mjaftueshme për të detyruar Moskën të ulë tensionet pas rrëzimit të avionit malajzian.

Ministri i Jashtëm holandez Frans Timmermans tha se Holanda, e cila deri më tani ka hezituar për vendosjen e sanksioneve të ashpra kundër Rusisë, tani nuk është më kundër sanksioneve të mëtejshme.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier tha se vendi i tij është i hapur për bisedime me Rusinë, por sinjalizoi se Berlin është gjithashtu i hapur për të rritur trysninë ekonomike ndaj Moskës.

Por ministrat nuk arritën ndonjë vendim konkret për shkak se Presidenti i Francës sinjalizoi se vendi i tij nuk do t'i ndryshojë planet për t'i shitur Moskës një anije luftarake.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG