Lidhje

BE miraton paktin për stabilizimin e ekonomive

  • Zëri Amerikës

BE miraton paktin për stabilizimin e ekonomive

BE miraton paktin për stabilizimin e ekonomive

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian trajtuan krizën financiare, krizën në Japoni dhe gjendjen në Libi, në takimin dy ditor që u mbyll sot në Bruksel.

Udhëheqësit evropianë ranë dakord të forcojnë dhe zgjerojnë fondin për ndihma financiare për vendet që përdorin euron dhe që janë prekur nga kriza buxhetore.

Çështja e borxheve mori një urgjencë më të madhe këtë javë, pas krizës politike në Portugali. Kryeministri Zhoze Sokrates dha dorëheqjen të mërkurën pasi parlamenti hodhi poshtë planet e tij për shkurtime më të mëdha buxhetore në mënyrë që të lehtësohej deficiti i vendit.

Kriza nënkupton që Portugalia do ta ketë më të vështirë rifinancimin e borxheve të vjetra si dhe marrjen e kredive për të financuar projekte të reja. Dy agjenci financiare e ulën vlerësimin për aftësinë kredit-paguese të Portugalisë, duke shtuar kështu mundësinë që ky vend të ketë nevojë për ndihma financiare nga BE-ja. Problemet buxhetore i detyruan vendet e BE-së, të hartojnë një paketë ndihmash me hua urgjente për Greqinë dhe Irlandën vitin e kaluar, pas debateve të shumta.

Udhëheqësit evropianë po ashtu ranë dakort të shtojnë sanksionet ndaj qeverisë së Libisë dhe të ofrojnë më shumë ndihma për këtë vend nëse do të lindë nevoja.

XS
SM
MD
LG