Lidhje

Mo Yan merr çmimin Nobel në Letërsi


Shkrimtarit kineze Mo Yan iu dha Çmimin Nobel në Letërsi.

Akademia Mbretërore Suedeze në Stokholm njoftoi fituesin e çmimit prestigjioz sot.

Në përshkrimin e punës së tij, Komiteti Nobel tha se Mo gërsheton tregimet popullore dhe historinë bashkëkohore me realizmin haluçinant.

Mo shihet si një nga shkrimtarët më bashkëkohor të Kinës.

Dhënia e Çmimeve Nobel filloi të hënën me çmimin në mjekësi me të cilin u nderuan për të britaniku John Gurdon dhe japonezi Shinya Yamanaka për kërkimet me qelizat embrionale. Francezi Serge Haroche dhe amerikani David Wineland fituan çmimin Nobel në fizikë të martën për punën në fushën e grimcave kuantike. Amerikanët Robert Lefkowitz dhe Brian Kobilka fituan çmimin në kimi të mërkurën.
XS
SM
MD
LG