Lidhje

BE nderohet me Çmimin Nobel të Paqes


Bashkimi Evropian u nderua sot me Çmimin Nobel të Paqes, për nxitjen e paqes dhe të demokracisë në Evropë. Çmimi jepet ndërkohë që blloku prej 27-vendesh është duke u përballur me krizën më të madhe që nga krijimi i tij në vitet 50.

Komisioni norvegjez i Çmimit tha se Bashkimi Evropian nderohet për gjashtë dekadat e kontributit që ka dhënë "në çuarjen përpara të paqes dhe ripajtimit, të demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Evropë."

Presidenti i Komisionit Evropian, Joze Manuel Barroso, e quajti çmimin një nder të madh:

"Ky çmim Nobel i paqes është vërtet një nder i madh për të 500 milionë qytetarët e Evropës, për të gjitha vendet anëtare, për të gjitha institucionet evropiane," tha zoti Barroso.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e quajti çmimin një "vendim të mrekullueshëm."

"Komiteti i Çmimit Nobel mori një vendim të mrekullueshëm sot për t’i dhënë Çmimin Nobel për Paqen Bashkimit Evropian. Me këtë, Komiteti Nobel vlerëson idenë e Bashkimit Evropian. Pas disa shekuj gjakderdhjesh të tmerrshme, luftërash të tmerrshme dhe shkatërrimesh,Traktati i Romës hodhi themelet për zhvillimin e një komuniteti europian të paqes," tha zonja Merkel.

Çmimi Nobel i Paqes i jepet Bashkimit Evropian ndërkohë që ky bllok është duke u përballur me krizën më të madhe që nga krijimi i tij.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG