Lidhje

BE përshëndet formimin e qeverisë së re serbe


Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian e përshëndetën formimin e qeverisë së re serbe dhe i bënë thirrje asaj të rifillojë sa më shpejt dialogun me Prishtinën.

Në një deklaratë, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton dhe komisioneri Stefan Fyle, thanë se Serbia përballet me shumë sfida dhe ka nevojë për një qeverisje efikase që të vazhdojë të çojë përpara reformat e rëndësishme.

Ata thanë se shpresojnë se qeveria e re do të vazhdojë të punojë për integrimin evropian, bashkëpunimin rajonal dhe ripajtimin, duke përfshirë rifillimin e shpejtë të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës si dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani.

Zonja Ashton bisedoi me Kryeministrin Daçiç dhe theksoi se pret të punojë me qeverinë e tij në përballimin e këtyre sfidave.
XS
SM
MD
LG