Lidhje

BE e pakënaqur me Rusinë për vazhdimin e ndalimit të importeve nga Europa


BE e pakënaqur me Rusinë për vazhdimin e ndalimit të importeve nga Europa
BE e pakënaqur me Rusinë për vazhdimin e ndalimit të importeve nga Europa

Bashkimi Evropian shprehu pakënaqësinë e thellë ndaj Rusisë për vazhdimin e ndalimit të importeve të zarzavateve nga Europa për shkak të përhapjes së bakteries Ekoli në Gjermani.

Zyrtarët e BE-së thanë sot se ndalimi rus është i pajustifikuar tani, meqenëse burimi i Ekolit është gjetur dhe është problem i lokalizuar rreth qytetit të Hamburgut në Gjermani.

Presidenti rus Dimitri Medvedev tha javën e kaluar se qeveria e tij do ta hiqte ndalimin sapo BE-ja të siguronte dokumente që vërtetonin se zarzavatet ishin të sigurta. Por ekspertët e të dy palëve duhet të bien dakort mbi dokumentin që do të pranojë Rusia.

Fermerët e zarzavateve në Europë thonë se kanë pësuar humbje të mëdha për shkak të përhapjes së bakteries e cila shkaktoi vdekjen e të paktën 38 vetave dhe sëmurjen e më shumë se tre mijë e 200 të tjerëve. Të gjitha vdekjet, përveç njërës, dhe shumica e infeksioneve kanë ndodhur në Gjermani. Vdekja e parë e një fëmije nga Ekoli u njoftua dje. Megjithatë, zyrtarët gjermanë të shëndetit publik thonë se numri i infeksioneve të reja ra ndjeshëm javën e kaluar.

XS
SM
MD
LG