Lidhje

BE: Sanksionet ndaj disa porteve në Libi mund të hiqen të premten


BE: Sanksionet ndaj disa porteve në Libi mund të hiqen të premten
BE: Sanksionet ndaj disa porteve në Libi mund të hiqen të premten

Diplomatë nga Bashkimi Evropian thonë se sanksionet e vëna ndaj disa porteve detare në Libi, si dhe ndaj dhjetë objekteve të tjera mund të hiqen që nga e premtja.

Bashkimi Evropian ka arritur një marrëveshje paraprake të mërkurën në përpjekje për të ndihmuar Këshillin Kombëtar Kalimtar të Libisë të rifillojë aktivitetet normale ekonomike të vendit. Diplomatët thonë se presin që marrëveshja përfundimtare të arrihet të enjten.

Franca i ka kërkuar komisionit të sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të lejojë Parisin të çbllokojë mbi 2 miliardë dollarë nga pasuritë e ngrira të Libisë.

Komisioni i sanksioneve ka miratuar kërkesa të ngjashme tashmë nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara, duke çbllokuar mbi 3 miliardë dollarë.

Ndërkohë të mërkurën mijëra libianë e festuan Bajramin, fundin e muajit të Ramazanit në sheshin kryesor të Tripolit, ndërsa autoritetet e përkohshme të vendit po kërkojnë dorëzimin e forcave besnike të Moamar Gadafit.

XS
SM
MD
LG