Lidhje

Përmbytjet, ndihmat e para nga BE


Komisioni europian njoftoi sot se ka aktivizuar Mekanizimin e mbrojtjes civile për të ofruar ndihma humanitare për zonat e prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit në jug të Shqipërisë

Komisioni europian njoftoi sot se ka aktivizuar Mekanizimin e mbrojtjes civile për të ofruar ndihma humanitare për zonat e prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit në jug të Shqipërisë. Përmes një komunikate, Komisioni europian bën të ditur se disa shtete anëtare, mes të cilave Austria dhe Sllovakia, i janë përgjigjur thirrjes për të ndihmuar Shqipërinë dhe kanë ofruar shtretër, tenda, mbulesa, gjeneratorë dhe pompa.

Dërgimi i tyre do të koordinohet nga Qendra e koordinimit të emergjencave të Komisionit europian. Kjo qendër, sipas njoftimit, po vëzhgon nga afër situatën dhe mbetet në kontakte të vazhdueshme me autoritetet shqiptare dhe shtetet pjesmarrëse ne Mekanizmin e mbrojtjes civile të BE-së.

Një ditë më parë, për mbështetjen e Shqipërisë për përballimin e pasojave të përmbytjeve u shpreh dhe komisioneri për Politikat e Fqinjësisë dhe bisedimet për zgjerim Johannes Hahn, sipas të cilit Brukseli do të përcaktojë ndihmën pasi të ketë një bilanc të dëmeve dhe kostos së tyre, pasi BE-ja tha ai "është e vetdijshme për pasojat e të tilla katastrofave natyrore".

XS
SM
MD
LG