Lidhje

BE shton sanksionet kundër qeverisë siriane

  • Zëri Amerikës

BE shton sanksionet kundër qeverisë siriane

BE shton sanksionet kundër qeverisë siriane

Bashkimi Evropian shtoi sot sanksionet kundër qeverisë siriane, duke vendosur kufizime udhëtimi dhe ngrirjen e aseteve edhe për 5 zyrtarë të tjerë, që kanë lidhje me fushatën e përgjakshme të Sirisë kundër protestuesve anti-qeveritarë.

Shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Katherin Ashton dënoi sulmet e fundit të Sirisë kundër qytetarëve të saj dhe tha se "dhuna brutale" rrezikon të shkallëzojë tensionet dhe ndarjet në vend.

BE-ja nuk njoftoi emrat e zyrtarëve të fundit, por blloku ka vënë sanksione kundër më shumë se 30 zyrtarëve, mes tyre edhe Presidenti Bashar al-Assad, në përpjekje për të ndalur sulmin e qeverisë.

Sanksionet më të fundit u vunë vetëm disa orë para një takimi emergjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York, ku do të rishqyrtohet situarta në Siri. Një diplomat tha se në këtë takim Britania pritet të qarkullojë një rezolutë të re mbi Sirinë.

Në Siri, aktivistët thanë se tanket siriane bombarduan sot qytetin, një ditë pasi aty u vranë të paktën 80 persona.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar dhunën e përdorur nga forcat siriane të sigurisë. Presidenti Barak Obama tha dje se “është i skandalizuar” nga përdorimi i dhunës kundër civilëve dhe se njoftimet shokuese tregojnë karakterin e vërtetë të qeverisë së presidentit Bashar al Assad.

Rusia shprehu sot shqetësim rreth lajmeve për një numër të madh viktimash, madje bëri thirrje që t’i jepet fund dhunës.

XS
SM
MD
LG