Lidhje

BE, thirrje Koresë së Veriut të heqë dorë nga planet për hedhjen e një rakete


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po i bëjnë thirrje Koresë së Veriut të heq dorë nga planet e saj për hedhjen e një rakete dhe për çaktivizimin e programit të armëve bërthamore.

Pas një takimi dje në Seul me presidentin koreanojugor Lee Myung-bak, presidenti Këshillit Evropian Herman Van Rompuy tha se ishte "thellësisht i shqetësuar” rreth planit të Phenianit për të lëshuar një satelit në orbit muajin e ardhshëm.

"Ne i bëjmë thirrje Koresë së Veriut të përmbahet nga çdo veprim destabilizues dhe të përmbushë detyrimet e caktuara nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe marrëveshjet e tjera. Doja të theksoja gjithashtu situatën e rëndë të të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut dhe problemin e urisë. Këto duhet të jenë prioritetet kryesore të Koresë së Veriut dhe jo raketat dhe armët bërthamore."

Vendet perendimore thonë se lëshimi i satelitit është përdorur nga Korea e Veriut si justifikim për të testuar raketat balisitike me rreze të gjatë veprimi, një aktivitet I ndaluar nga sanksionet e OKB-së.

Po në Seoul, Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë për Energjinë Bërthamore, Yukiya Amano, zhvilloi bisedime dje me Përfaqësuesin e Posaçëm koreanojugor për Marrëdhëniet e Sigurisë dhe Paqen në Gadishull, Lim Sung-nam.

Amano tha se agjencia e tij po vëzhgon çështjen e hedhjes së satelitit, por është më tepër e përqëndruar në programin bërthamor të Koresë së Veriut.

"Ne po e vëzhgojmë çështjen me kujdes. Nuk mund të jemi indifferent, por fokusi ynë është sigurisht monitorimi dhe verifikimi i dyshimeve për aktivitetet në Jongbion."

Pheniani ka premtuar të vazhdojë me planet, duke thënë se ky është një projekt paqësor shkencor me rastin e 100 vjetorit të udhëheqësit Kim Il Sung.

XS
SM
MD
LG