Lidhje

BE vendos sanksione ndaj 13 zyrtarëve sirianë

  • Zëri Amerikës

BE vendos sanksione ndaj 13 zyrtarëve sirianë

Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj 13 zyrtarëve sirianë, të afërt me Presidentin Bashar al-Asad, si mjet presioni ndaj Sirisë, që t’i japë fund politikës së dhunës kundër protestuesve anti-qeveritarë.

Sanksionet, që vihen në zbatim menjëherë, nuk kanë si objektiv vetë presidentin. Bashkimi Evropian publikoi dje listën e zyrtarëve në fjalë, dhe po dje fillloi zyrtarisht embargoja e armëve ndaj Sirisë.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se më tepër se 630 civilë janë vrarë gjatë trazirave të kohëve të fundit në Siri dhe rreth 8 mijë vetë janë futur nëpër burgje, ose janë zhdukur.

Vëllai i presidentit Asad, i cili është komandant i Gardës së Republikane dhe vëllai i tij, i cili është pronari i disa bizneseve në Siri, janë mes personave të cilëve u është ndaluar udhëtimi në vendet e Bashkimit Evropian dhe i janë ngrirë pasuritë.

Vendet anëtare të BE-së kanë patur mendime të ndryshme lidhur me përfshirjen e vetë Presidentit Asad në listën e personave ndaj të cilëve janë vendosur sanksione.

XS
SM
MD
LG