Lidhje

BE vendos sanksione të reja ndaj Sirisë, dhuna vazhdon

  • Zëri Amerikës

Bashkimi Evropian mori vendimin për sanksione të reja ndaj personave me lidhje të afërta me presidentin sirian Bashar al Assad, ndërsa në mbarë vendin kanë shpërthyer luftime të reja.

Ministrat e Jashtëm të BE-së thanë gjatë një takimi që patën në Bruksel se do të vendosin sanksione të reja udhëtimi dhe për bllokimin e pasurive të disa anëtarëve të administratës së zotit Bashar dhe familjes së tij, përfshirë gruan e tij të lindur në Britani, Asma al-Assad. Para takimit, Sekretari i Jashtëm britanik William Hague tha se sanksionet do të ndihmojnë që të shtohet presioni ndaj qeverisë siriane, për të cilën ai tha se po e vazhdon sjelljen prej vrasësi.

Diplomatët thonë se lista e plotë personave që do të preken nga sanksionet do të publikohet të shtunën. Bashkimi Evropian ka marrë më parë sansksione ndaj Sirisë, si përgjigje ndaj shtypjes së kryengritjes një vjeçare, përfshirë ndalimin e importimit të naftës dhe disa masa ndaj Bankës Qendrore të Sirisë. Ndërkohë, aktivistë të opozitës njoftuan sot për incidente të tjera me dhunë. Dje, një ditë pas miratimit të planit të paqes të propozuar nga ish-Sekeretari Përgjithshëm Kofi Annan nga Këshilli i Siguritit i OKB-së, 60 vetë u vranë në luftime.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG