Lidhje

BE bie dakord për rivendosjen e kontrolleve kufitare


Anëtarët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të lejojnë vendet të rivendosin përkohësisht kontrolle kufitare në zonën pa viza, nëse është e nevojshme për të parandaluar imigracionin e paligjshëm.

Ministrat e Brendshëm të vendeve të zonës Shengen ranë dakord për rregullin e ri dje në Luksemburg. Zona pa viza përfshin shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian dhe Islandën, Norvegjinë, Zvicrën dhe Lihtenshtejnin.

Ajo vepron si një shtet i vetëm me kontrolle kufitare për ata që hynë dhe dalin nga zona, por jo për ata që qarkullojnë brenda saj. Nëse një emigrant i paligjshëm arrin të hyjë në zonën Shengen, ai ose ajo mund të qarkullojë lirisht në të gjitha vendet e zonës.

Aktualisht, traktati Shengen lejon rivendosjen e kontrolleve kufitare, në raste kërcënimesh terroriste apo të sigurimit.
XS
SM
MD
LG