Lidhje

BE vlerëson përparimin e Shqipërisë, vendi duhet të përmbushë të gjitha detyrimet

  • Armand Mero

BE vlerëson përparimin e Shqipërisë, vendi duhet të përmbushë të gjitha detyrimet

BE vlerëson përparimin e Shqipërisë, vendi duhet të përmbushë të gjitha detyrimet

Bashkimi europian njohu hapat pozitive të bashkëpunimit mes shumicës dhe opozitës në Shqipëri, por theksoi se vendi do të jetë në gjendje të bëjë përpara vetëm pas përmbushjes të të gjithë detyrimeve. Në deklaratën për Ballkanin, të miratuar mbrëmë nga Këshilli për Cështjet e përgjithshme, vihet theksi te nevoja e intensifikimit të përpjekjeve për reforma, vënien në jetë të 12 rekomandimeve, duke kërkuar më shumë përpjekje në fusha si gjyqësori, lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe të drejtën e pronës. Një fokus i vecantë vihet te reforma zgjedhore për të cilën ka bërë rekomandime edhe Komisioni i Venecias në projekt opinionin e tij, ku sfida kryesore vlerësohet depolitizimi i administratës zgjedhore

Pas refuzimit për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat në tetor, përfaqësuesë të lartë të Komisionit europian nxitën me ngulm arritjen e një marrëveshjeje mes dy kampeve kryesore politike në vend. Madje u ushqye fort edhe idea se një marrëveshje e plotë dhe nisja e punës për disa cështje të bllokuara si pasojë e ngërcit politik, mund të bënte që Këshilli Europian, në takimin e tij të radhës, me 8 dhe 9 dhjetor, mund të kërkonte që Komisioni të hartonte një opinion në pranverë, pa u mbushur cikli një vjecar në vjeshtën e ardhshme. Mirëpo kjo ide erdhi e u zbeh për shkak se jo të gjitha vendet anëtare ishin të gatshme të shpërblenin kaq shpejt Shqipërinë, klasa politike e së cilës për dy vjet nuk i dëgjoi thirrje e shpeshta të Brukselit si dhe angazhimin direkt të përfaqësuesve të lartë të tij.

Në deklaratën për Ballkanin, të miratuar mbrëmë nga Këshilli për Cështjet e përgjithshme, ku janë të përfaqësuara të gjithë vendet anëtare, vlerësohen “hapat e fundit pozitiv të bashkëpunimit mes shumicës dhe opozitës në ngritjen e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, grupit të punës për rregulloren e parlamentit dhe miratimin e kalendarit për votimin e ligjeve me tre të pestat” disa prej të cilave kanë kaluar tanimë. “Këto zhvillime pozitive duhet të ndihmojnë në tejkalimin e ngërcit që mbizotëroi skenën e brendshme politike”, thuhet në përfundimet e Këshillit, i cili megjithatë vlerëson se “është bërë përparim i kufizuar në përmbushjen e kritereve politike për anëtarësim dhe 12 prioriteteve kyce për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.

Deklarata “nxit qeverinë dhe opozitën që në dritën e këtyre zhvillimeve të ndërtojnë rivendosjen e plotë e të qëndrueshme të dialogut politik konstruktiv, që të mbështesë funksionimin e duhur dhe pavarësinë e institucioneve kryesore demokratike, vecnërisht të parlamentit dhe gjyqësorit”. Me anë të deklaratës Këshilli nxit autoritetet shqiptare që “të intensifikojnë përpjekjet për reformat, ne vecanti për zbatimin e 12 prioriteteve kryesore. Përpjekje të tjera janë të nevojshme në fushat kyce, duke përfshirë gjyqësorin, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, mbrojtjen e të gjitha minoriteteve si dhe të drejtën e pronës”.

Një theks i vecantë i vihet reformës zgjedhore duke kujtuar se “zgjedhjet e 8 majit u vlerësuan si përgjithësisht konkurruese dhe transparente.Megjithatë procesi- vazhdon deklarata - u shënua bindshëm nga mangësi të cilat duhet të trajtohen në kuadër të një reforme gjithëpërfshirëse zgjedhore”, ku sipas këshillit “mbetet vendimtare dakortësia mes qeverisë dhe opozitës, që të trajtohen të gjitha rekomandimet e Osbe/Odihr që nga viti 2007, përpara zgjedhjeve të ardhshme. Vetëm pas përmbushjes së të gjithë cëhstjeve të mësipërme Shqipëria do të jetë në gjendje të bëj përpara drejt Bashkimit europian”, përfundon deklarata për Shqipërinë.

Reforma zgjedhore është në hapat e para. Ndërkohë që Komisioni i Venecias ka përgatitur edhe një projekt opinion me rekomandime e propozime për ndërhyrje të shumta.Por sfida kryesore vlerësohet depolitizimi i admonistratës zgjedhore që nga Komisioni qëndror deri te komisionet më të ulta, për të zbutur konfliktet dhe polarizimin. Në projekt propozohet përfshirja e personave nga institucione të tjera të pavaruar apo shoqëria civile. Megjithatë ekspertët e Komisionit të Venecias janë të vetdijshëm se “në mjedisin aktual politik është e vështirë të identifikohen individë apo institucione që konsiderohen të paanshme, të cilave t’u besohet emërimi i anëtarëve të panashëm të KQZ”. Ekspertët e Komisionit të Venecias e vënë gishtin në plagën e vjetër të zgjedhjeve shqiptare të cilat – sipas tyre - vuajnë më së shumti edhe mungesën e vullnetit të mirë të vetë forcave politike.

XS
SM
MD
LG