Lidhje

Diplomatët pastrojnë plazhin në Miami


Diplomatët janë mësuar të zgjidhin problemet ndërkombëtare, por plehrat në plazhe zakonisht nuk janë pjesë e punës së tyre. Megjithatë Departamenti i Shtetit, kërkoi pikërisht ndihmën e diplomatëve nga disa vende për të pastruar plazhin në Key Biscayne të Floridës. Ideja ishte për të rritur ndërgjegjësimin për nevojën pastrimit të shisheve plastike dhe mbeturinave të tjera që ndotin oqeanet. Jose Pernalete i Zërit të Amerikës, njofton.

Ishte një ditë e pazakontë për punonjësit e zyrave konsullore, të veshur më shumë si për zyrë sesa për të qenë në plazh.

Përfaqësues nga një numër vendesh, iu përgjigjën thirrjes së Departamentit të Shtetit për një nismë për pastrimin e plazheve, duke filluar me atë të Key Biscayne.

Zyrtari i Departamentit të Shtetit, Clifton Seagroves thotë se pastrami i oqeaneve të botës është një detyrë urgjente.

“Ne duam që të tërheqim vëmendjen, sidomos në këtë iniciativë, për ndotjen e oqeaneve, për dëmin që sjellin mbeturinat plastike. Mendoj se ka 8 milionë tonë mbeturina në oqeane, gjë që shkakton probleme për gjithë botën”.

Konsullja e Uruguait, Lourdes Bonet, mori pjesë në pastrim.

“Një person jeton për një kohë të gjatë në një zonë dhe duhet t’ia kthejë mikpritjen që ka marrë”.

Pjesëmarrësit e pranuan që ishte hera e pare që shkonin në një plazh në Miami, me rroba që do t’i vishnin në rrugë, në vend të kostumeve të plazhit.

“Nuk kisha ardhur kurrë tek ky park dhe mendoj se është i mrekullueshëm, por më pëlqen edhe sepse gjithkush po kënaqet dhe vijmë nga gjithë vendet e botës dhe e ndajmë këtë moment bashkë”.

Në fund të ditës, ata kishin grumbulluar pothuajse 550 kilogramë mbeturina, një sasi që normalisht mblidhet për një javë në këtë park në Key Biscayne.

XS
SM
MD
LG