Lidhje

Jeta dhe krijimtaria e pjestarit të grupit Bee Gees, Robin Gibb


Këngëtari dhe krijuesi i këngëve Robin Gibb, i cili u bë i famshëm me vëllezërit e tij me grupin Bee Gees, u nda nga jeta në Londër në moshën 62 vjeçare më 20 maj, mbas një lufte të gjatë me kancerin. Ai dhe vëllezërit e tij Barry dhe Maurice janë ndër emrat më të famshëm të muzikës dance të viteve 1970 – 1980.

Robin Gibb është një prej pjestarëve të gurpit Bee Gees , i cili ka hyrë në historinë e muzkës me albumin “Saturday night fever” e shitur në miliona kopje anembanë botës.
Robin, ishte një prej vëllezërve të grupit Bee Gee të cilët lindën në Isel of Man. Ai ishte 9 vjeç kur familja e tij u zhvendos në Queensland të Australisë. Grupi i parë që ata krijuan quhej Rattlesnake dhe kishte si solist të parë Robin. Ata e ndërruan emrin në Bee Gees në vitin 1963 kur nënshkruan kontratën me kompaninë e Leedon Records.

Mbas suksesit në Australi grupi nisi karrierën në Britaninë e Madhe ku morën famën dhe suksesin e tyre ku u përfshi dhe kolona zanore e filmit “Saturday Night fever”. Albumi me këtë emër përmbante 6 këngë origjinale të interpretuara nga Bee Gees dhe dy të tjera të kompozuar nga vetë vëllezërit Robin, Barry dhe Maurice.

Albumi “Seterday Night fever” fitoi 6 çmime grammy në muzikë. Ata qëndruan me këngën që mori emrin e albumit për 24 javë në vitin 1978 të parët në klasifikimet muzikore dhe gjithashtu sipas renditje Billboard albumi i Bee Gees u klasifikua si albumi i vitit.

Mbasi fama dhe kërkesa e publikut për muzikën e tyre nisi të binte, Robin Gibb u përqëndrua në karierën si solist. Ai nxorri tre albume në vitin 1980 dhe vazhdonte të shkruante këngë për artistë të tjerë edhe mbasi u tërhoq vetë nga muzika.

Vdekja e Robinit e ka lënë Barry Gibb të vetmin të mbijetura të grupit Bee Gees. Përsa i përket natyrës së muzikës së tyre Robin ka thënë se “ ne kemi dëshirë që të krijojmë këngë të cilat të këndohen e të jenë popullore për adhuruesit e muzikës tonë”.
Në vitin 1994 emrat e Robinit, Barryt dhe Maurice u shkruan në hollin e famës për krijuesit e këngëve.
XS
SM
MD
LG