Lidhje

Të drejtat e pakicave dhe Martin Luter King


Lubonja: "Pakicat nuk respektohen në Shqipëri dhe vetëm emigrojnë. Shoqëria shqiptare duhet të mjekojë sjelljet dhe plagët e veta raciste".

Bashkimi ballkano-egjiptian, shoqata “Nefreta” dhe disa organizata të tjera të pakicave rome, arumune, vllahe e të të drejtave njerëzore organizuan sot një konferencë në 50-vjetorin e marshimit historik për të drejtat civile në SHBA dhe fjalimit të famshëm të dr.Martin Luter King “I have a dream”. Veprimtarët shqiptarë vlerësuan Martin Luter Kingun, duke theksuar se idetë e tij ende nuk janë bërë ende realitet në Shqipëri, edhe pse Tirana ka nënshkruar dhe është angazhuar të zbatojë një seri konventash ndërkombëtare për të drejtat e pakicave.

Pakicat në Shqipëri dhe Martin Luther Kingu
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:46 0:00

Konferenca u tërhoqi vëmendjen institucioneve shtetërore për gjendjen e rëndë ku jetojnë pakicat egjptiane, rome, arumune, greke, pa shkollim kombëtar dhe pa shumë të drejta të tjera. Ata u angazhuan se të frymëzuar nga shembulli i dr.Martin Luter Kingut në ShBA, edhe ata do të nisin në Shqipëri një lëvizje për të drejtat e tyre njerëzore dhe qytetare.

Studiues të pavarur të shoqërisë shqiptare e shohin me shqetësim këtë mosveprim të organizatave joqeveritare për të mbrojtur të drejtat njerëzore dhe ato të pakicave kombëtare. Publicisti i njohur Fatos Lubonja thotë se është për të ardhur keq që pakicat me ngjyrë nuk respektohen në Shqipëri dhe që ato kanë gjetur si rrugëdalje vetëm emigrimin. Zoti Lubonja thotë se shoqëria shqiptare duhet të mjekojë sjelljet plagët e veta raciste, ndërsa politika nuk është aspak mbështetëse për lëvizjet civile në Shqipëri, por edhe vetë organizatat joqeveritare nuk janë fort këmbëngulëse në rrugën e tyre për të drejta njerëzore.

Qysh nga fillimi i gushtit janë rreth 40 familje rome që po jetojnë në qiell të hapur pasi i dëbuan më dhunë dhe ua shkatërruan kasollet vetëm dy kilometra nga qendra e Tiranës, sepse në sheshin ku ata mbijetonin do të ndërtohen pallate shumëkatëshe e të shtrenjta. Ky është rasti më i fundit i shkeljes së të drejtave të pakicave, ndërkohë që disa grupime të tjera romësh janë njoftuar se do të dëbohen me dhunë për të liruar sheshe të tjera ndërtimi në Selitë, Bregu i Lumit apo Shkozë. Ata kërkojnë së paku një moratorium për dëbimet e romëve të varfër nga kasollet, që mund të shihej prej tyre si fillim i një trajtimi më të mirë për ta.

XS
SM
MD
LG