Lidhje

Bjellorusi: Pjesëmarrje a lartë në votime


Zyrtarët e zgjedhjeve në Bjellorusi njoftojnë për pjesëmarrje të lartë në votimet parlamentare të së dielës, që u zhvilluan pa pjesëmarrjen e partive kryesore opozitare të vendit. Partitë e opozitës u kishin kërkuar njerëzve që ta bojkotonin votimin.

Zyrtarët thanë se pjesëmarrja arriti 74 për qind – shifër që opozita dhe vëzhguesit e pavarur thanë se ishte e fryrë për shkak të votimit në masë në orët e para të mëngjesit, që mund të ketë qenë burim manipulimesh.

Matteo Mecacci, i cili drejton një ekip vëzhguesish të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, bëri këtë koment:.

"Ne pamë se në disa qendra votimi kishte disa njerëz. Por, ju e dini, pjesëmarrja në këtë vend bazohet edhe në atë që ndodh në votimet në fillim të ditës. Dhe pjesëmarrja ishte mjaft e lartë në mëngjes, rreth 26 për qind, sipas shifrës zyrtare. Unë mendoj se ky është një sistem i veçantë numërimi.

Partitë e opozitës u kërkuan njerëzve që ta bojkotonin votimin. Presidenti Alexander Lukashenko, i cili është në fuqi prej 18 vjetësh, reagoi duke e quajtur opozitën "frikacake" që nuk i ofron asgjë popullit.

Qeveria shpërndau me dhunë një marshim pro-demokracisë në Minsk pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2010, të cilat z Lukashenko i fitoi me shumicë dërrmuese votash. Një numër kandidatësh të opozitës u ndaluan.

Shtetet e Bashkuara e ka quajtur zotin Lukashenko diktatorin e fundit të Evropës për shtypjen e fjalës së lirë dhe të drejtave të njeriut, shtypjen e opozitës dhe vjedhjen e zgjedhjeve.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione kundër qeverisë bjelloruse.
XS
SM
MD
LG