Një qytetar belg u akuzua sot për aktivitete terroriste në hetimin e një komploti për një sulm të parandaluar.
Autoritetet franceze dhe belge e kapën të dyshuarin të enjten dhe e kanë identifilkuar vetëm me inicialet "Y.A." Sipas njoftimeve ai mendohet të jetë në të 30-at.
Prokurorët thonë se ai është i lidhur me çështjen e Reda Kriket që u arrestua pranë Parisit javën e kaluar dhe dyshohet se po përgatiste një sulm të dhunshëm.
Nuk është identifikuar ndonjë objektiv i veçantë për sulmin, por autoritetet thonë se një numër armësh u gjet në shtëpinë e Kriketit.