Lidhje

Tre të vdekur në një aksident hekurudhor në Belgjikë


Tre njerëz kane humbur jetën në natën e së dielës në lindje të Belgjikës, si pasojë e përplasjes së një treni udhëtarësh me pjesën e prapme të një treni për transportim mallrash.

Mediat belge raportojnë se më shumë se 40 njerëz janë lënduar si pasojë e aksidentit i cili ndodhi në krahinën lindore Liege në Hermalle-sous-Huy, në afërsi të lumit Meuse.

Frederic Sacre, zëdhënës i Infrabel, kompanisë që menaxhon rrjetin hekurudhor të Belgjikës tha se të dy trenat po udhëtonin në të njëjtit binarë. Francis Dejon, kryetari i Saint-Georges-sur-Meuse e quajti aksidentin “shumë të rëndë”.

Mediat lokale raportuan se treni me pasagjerë po udhëtonte me një shpejtësi prej afro 90 kilometrash në orë kur u përplas me trenin e transportit të mallrave duke nxjerrë nga binarët dy nga gjashtë vagonët e tij, të cilat ranë në të dyja anët.

Të gjithë pasagjerët u nxorën nga gërmadhat brenda disa orësh pas aksidentit. Disa nga të mbijetuarit u dërguan në një kishë në afërsi, derisa të tjerët u strehuan në një qendër sportive.

XS
SM
MD
LG