Lidhje

Nëntë këmbana gjigante drejt Parisit


Këmbanat prej bronxi do të shërbejnë për t’i dhënë Katedrales së famshme të Notrë Damës një tingull të ri më modern

Nëntë këmbana gjigante prej bronxi po udhëtojnë drejt Parisit, ku do të shërbejnë për t’i dhënë Katedrales së famshme të Notrë Damës një tingull të ri më modern.

Këmbanat do të ekspozohen në mjediset e katedrales mesjetare që nga data 25 shkurt. Më pas, ato do të vendosen në kullën e kishës për të zëvendësuar këmbanat e vjetra. Secila nga këmbanat është pagëzuar me emrin e një shenjtori. Pjesa më e madhe e tyre u derdhën në një fonderi në rajonin e Normandisë, dhe u bekuan në një ceremoni të veçantë nga një prift lokal.

Këmbanat e reja sillen në kuadër të përgatitjeve për festimet e 850 vjetorit të kishës. Ndërtimi i katedrales filloi në vitin 1163 dhe zgjati 90 vjet, por ajo mori famë të madhe pas botimit të romanit Shën Mëria e Parisit të Viktor Hygosë.

XS
SM
MD
LG