Lidhje

Ben Bernanke u thotë ligjvënësve amerikanë ta bëjnë përparësi borxhin

  • Zëri Amerikës

Ben Bernanke u thotë ligjvënësve amerikanë ta bëjnë përparësi borxhin

Ben Bernanke u thotë ligjvënësve amerikanë ta bëjnë përparësi borxhin

Shefi i Bankës Qendrore amerikane, Ben Bernanke thotë se defiçitet e mëdha të buxhetit vjetor janë “të papërballueshme” dhe paraqesin “pasoja të rënda ekonomike” për vendin.

Zoti Bernanke tha para një komisioni të Kongresot sot se ligjvënësit duhet ta bëjnë një përparësi kryesore që të sigurohet që borxhi amerikan, i cili ka arritur shifrën prej 15 trilionë dollarësh dhe po rritet gjithnjë e më shumë, të mbahet të paktën i qëndrueshëm krahasuar me të ardhurat kombëtare, dhe në se është e mundur të ulet. Prodhimi vjetor ekonomik i vendit është tani pothuajse në një nivel me borxhin.

Shtetet e Bashkuara aktualisht paguajnë përqindje shumë të ulëta interesi për shumat që marrin hua, edhe pasi firma e vlerësimit të kredive Standard&Poor e uli nivelin e kredimarrjes për Amerikën vitin e kaluar. Por zoti Bernanke paralajmëroi se përqindjet e interesit mund të keqësohen me shpejtësi nëse investitorët humbin besimin në aftësinë e qeverisë për të menaxhuar politikat e saj financiare.

XS
SM
MD
LG