Lidhje

Raporti: Sulmi i Bengazit ishte i parandalueshëm


Komisioni i Senatit amerikan për Zbulimin tha se sulmi vdekjeprurës i vitit 2012 në kompleksin diplomatik amerikan në Bengazi të Libisë, mund të evitohej.

Një raport i publikuar sot nga komisioni fajëson Departamentin e Shtetit dhe komunitetin e zbulimit që nuk arriti të garantonte sigurinë e mjaftueshme për t’u bërë ballë kërcënimeve terroriste në zonë.

Aty thuhet se Departamenti i Shtetit bëri pak përmirësime të rëndësishme megjithë “ një përkeqësim të qartë” të situatës së sigurisë dhe kërkesave për burime shtesë të sigurisë.

Raporti dypartiak thotë se komuniteti i zbulimit shtoi sigurinë në një ndërtesë të veçantë të agjencisë në Bengazi, por Departamenti i Shtetit nuk bëri lëvizje të ngjashme në kompleksin diplomatik.

Sulmi terrorist shkaktoi vdekjen e katër amerikanëve, përfshirë ambasadorin amerikanë në Libi, Christopher Stevens. Nuk pati komente të menjëhershme nga Departamenti i Shtetit.
XS
SM
MD
LG