Lidhje

Beograd: Dënohen nëntë shqiptarë për krime lufte


Beograd: Dënohen nëntë shqiptarë për krime lufte

Beograd: Dënohen nëntë shqiptarë për krime lufte

Në Beograd, një gjykatë për krime lufte dënoi sot nëntë shqiptarë nga rajoni i Luginës së Preshevës me gjithsejtë 101 vjet heqje lirie nën akuzat për krime kundër civilëve serbë pas qershorit të vitit 1999. Të nëntët akuzohen se si pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë përgjegjës për vrasje dhe krime ndaj civilëve serbë dhe joshqiptarë në rajonin e Gjilanit.

Ata janë akuzuar “për vrasjen e të paktën 80 civilëve, për arrestimin e paligjshëm të 153 të tjerëve, 34 nga të cilët vazhdojnë të jenë të zhdukur”.

Mbrojtja dhe të dënuarit që nga drejtësia serbe u cilësuan si Grupi i Gjilanit, i kanë hedhur poshtë akuzat si të pavërteta dhe të kurdisura nga shërbimi sekret serb.

Autoritetet serbe kishin ngritur akuza kundër 17 ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilët pretendohet se kanë kryer mizori në qytetin e Gjilanit në Kosovën lindore, në përfundim të luftës në Kosovë. Nëntë prej tyre u arrestuan në dhjetor të vitit 2008 në rajonin e Luginës së Preshevës, ndërsa tetë të tjerët janë akuzuar në mungesë.

XS
SM
MD
LG