Lidhje

Beograd, ekzpozitë me një koleksion të rrallë të Pablo Picassos

  • Zëri Amerikës

Në Beograd të Serbisë është hapur një ekzpozitë me një koleksion të rrallë të veprave në qeramikë të krijuara nga Pablo Picasso. Mbi 100 vepra arti janë të përfshira në ekzpozitën e quajtur “Në Rivierën Franceze”.

Mes tyre janë krijime qeramike nga qyteti i rivierës franceze Vallauris. Gjatë viteve të fundit të jetës së tij, Picasso jetoi në këtë qytet ku realizoi veprat e para prej qeramike në moshën 67 vjeçare, të pasuara nga 3 mijë të tjera.

Është një shans për ta parë Picasson e njohur si mjeshtër të kubizmit nën një dritë tjetër, ku vihet re imagjinata e tij e jashtëzakonshme. Perveç qeramikave në ekspozitë përfshihen edhe disa objekte prej ari dhe argjendi si edhe postera.

Të gjitha veprat janë pjesë e koleksioneve private. Ekzpozita qëndron e hapur deri më 15 prill.

XS
SM
MD
LG