Lidhje

Beogradi heq dorë nga organizimi i zgjedhjeve lokale në Kosovë


Qeveritarët serbë thanë se kanë hequr dorë nga synimet për organizimin e zgjedhjeve lokale të Serbisë edhe në Kosovë. Ata thanë se ky vendim pasoi mosgatishmërinë e Misionit të Kombeve të Bashkuara për të ndihmuar organizimin e këtyre zgjedhjeve, paralajmërimi i të cilave kishte nxitur reagime të ashpra të Prishtinës zyrtare, e cila ndërkaq, po kërkon rrugë që t’u mundësojë serbëve të Kosovës të marrin pjesë ne zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG