Lidhje

Perspektiva e investimeve të huaja në Kosovë


Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, foli rreth rritjes ekonomike të Kosovës dhe klimën e biznesit si favorizuese për kapitalin e huaj

Dhoma e tregëtisë së Kosovës në bashkëpunim me Dhomën amerikane të Tregëtisë organizoi në Uashington një forum që synonte të tërhiqte vëmendjen e biznesit amerikan ndaj mundësive që ofron Kosova. Agjenci të ndryshme bënë prezantime duke theksuar legjislacionin e avancuar dhe ambjentin favorizues për të bërë biznes në Kosovë. Një delegacion i qeverisë i përbërë nga përfaqësues të biznesit prezantoi me entuziazëm mundësitë që ofron Kosova për investimet e huaja. Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj, thotë se marrëveshjet tregëtare të shoqëruara me legjislacionin e ri dhe forcën e lirë punëtore e vënë Kosovën në një pozitë më të mirë krahasuar me vende e tjera të rajonit. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ministri Beqaj foli rreth rritjes ekonomike të Kosovës dhe ndryshimet e bëra në legjislacion për të përmirësuar klimën e biznesit si favorizuese për kapitalin e huaj.

XS
SM
MD
LG