Lidhje

Berisha, do të ndërhyjmë në buxhet për energjinë elektrike

  • Armand Mero

Berisha, do të ndërhyjmë në buxhet për energjinë elektrike

Berisha, do të ndërhyjmë në buxhet për energjinë elektrike

Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha njoftoi sot se qeveria do të ndërhyjë në buxhetin e shtetit për të parashikuar fonde për blerjen e energjisë elektrike në mënyrë që të sigurohet furnizimi i rregullt i vendit.

Kryeministri pohoi se situata mbetet problematike dhe se çmimet në treg janë tepër të larta, por saktësoi ai qeveria është e vendosur ta blejë energjinë pavarësisht kostove. Që prej gjysmës së dytë të vitit të shkuar vendi ka përjetuar një situatë thatësire gje e cila ka detyruar korporatën energjitike që t’i drejtohet me kohë importeve. Në fund të dhjetorit të kaluar qeveria miratoi dhe një akt normativ për një garanci prej mbi 35 milion eurosh në favor të Korporatës energjitike për blerje nga jashtë.

Nga ana tjetër temepraturat e ulta kanë rritur së tepërmi edhe konsumin e brendhsëm I cili ka kapur nivelet maksimale prej 27 milion kWh në ditë.

XS
SM
MD
LG