Lidhje

Berisha: Fushatë sqaruese për lëvizjet në zonën Shengen

  • Zëri Amerikës

Berisha: Fushatë sqaruese për lëvizjet në zonën Shengen

Berisha: Fushatë sqaruese për lëvizjet në zonën Shengen

Në Shqipëri, pak ditë pas vendimit të javës së shkuar të parlamentit europian për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë, kryeministri Sali Berisha deklaroi sërish sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, se nevojitet një fushatë sqaruese për detyrimet e këtij procesi.

Kryeministri propozoi që të përdoren të gjitha mënyrat për të sqaruar qytetarët shqiptarë, që nga spotet televizive e deri te shpërndarja e fletëpalosjeve. Liberalizimi i vizave parashikon të drejtën e qyetarëve shqiptarë për të udhëtuar lirisht në vendet e zonës Schengen, por vetëm për nje periudhë 90 ditore në vit dhe përjashton mundësinë e kërkimit të azilit apo të punësimit.

Pas vendimit të javës së kaluar të parlamentit europian tani mbetet vetëm vendimi i vendeve anëtare, ministrat e brendshëm të të cilave do të mblidhen më 8 dhe 9 nëntor.

XS
SM
MD
LG