Lidhje

Berisha: Ngushëlloj familjen, vrasja të zbardhet"


Kryeministri Sali Berisha shprehu ngushëllime familjes së përkrahësit të opozitës që humbi jetën në Laç dhe uroi shërim për të plagosurit e incidentit. Ai u kërkoi nga policia të hetojë me përparësi këtë ngjarje, të gjitha rrethanat dhe përgjegjësitë e cilitdo. Ai tha se dënonte deklaratat e drejtuesve të opozitës, që shkuan në Laç për të përfituar kapital politik nga kjo ngjarje e rëndë. dhe jo për ngushëllime apo për të vizituar të plagosurit.

Zoti Berisha deklaroi se votimi i sotëm është procesi më masiv që Shqipëria ka patur gjer sot. “Pjesëmarrja e lartë në votime tregon besimin e qytetarëve te qeveria, e cila nga ana e saj do të njohë vendimin e sovranit me këto votime” - tha ai. Komisionerët e të gjithë partive, sipas tij, kanë punuar shumë mirë në zbatim të ligjit dhe braktisën historinë e bllokimeve të pjesshme.

Kryeministri Berisha bëri thirrje që qendrat e votimit të vazhdojnë punën, nëse kanë qytetarë në derë që presin për të votuar. Sipas tij, të rinjtë dalin vonë për të votuar, të moshuarit presin të freskohet moti dhe emigrantët kanë vonesa gjatë kthimit në atdhe.

XS
SM
MD
LG