Lidhje

Berisha emëron ministrat e rinj


Sali Berisha kryeminister

Sali Berisha kryeminister

Aldo Bumci në krye të diplomacies, Visar Zhiti te Kultura, Florion Mima, ministër i Ekonomisë dhe mjeku i njohur Halim Kosova merr drejtimin e Shëndetësisë

Në Shqipëri, kryeministri Sali Berisha emëroi mbrëmë me shpejtësi ministrat e rinj në vendet e mbetura bosh pas tërheqjes nga qeveria të Lëvizjes socialiste për Integrim e cila kontrollonte tre dikastere të rëndësishme.

Në postin e ministrit të Jashtëm, në vend të zotit Edmond Panariti, është emëruar zoti Aldo Bumci, i cili lë kështu ministrinë e Kulturës, ku zëvendësohet nga Visar Zhiti, një shkrimtar i njohur. Në ministrinë e Ekonomisë, në vend të zotit Edmond Haxhinasto shkon zoti Florion Mima, aktualisht deputet i partisë demokratike, ish zëvendësministër i Financave. Në ministrinë e Shëndetësisë u emërua mjeku i njohur Halim Kosova, aktualisht drejtor i spitalit gjinekologjik “Mbretëresha Gjeraldinë” në Tiranë, i paangazhuar politikisht. Funksioni i zëvendëskryeministrit do të mbahet nga ministri aktual i Arsimit Myqerem Tafaj.

Po brenda natës, pas orës 23 të mbrëmjes, edhe presidenti Bujar Nishani firmosi dekretimin e ministrave të rinj, të cilët pritet të kalojnë për votim që gjatë seancës së nesërme të së enjtes.
XS
SM
MD
LG