Lidhje

Berisha: Shqipëria gati të kontribuojë në çdo mision të NATO-s

  • Armand Mero

Berisha: Shqipëria gati të kontribuojë në çdo mision të NATO-s

Berisha: Shqipëria gati të kontribuojë në çdo mision të NATO-s

Kryeministri Sali Berisha përfitoi sot nga takimi i ministrave të vendeve të europës juglindore, ku pjesa dërrmuese e tyre janë edhe vende anëtare të Natos, për të rikonfirmuar angazhimin e Shqipërisë për të qenë e gatshme të kontribuojë në çdo mision të Natos: “Unë ju garantoj se Shqipëria do të rrisë rolin e vet, do të përmbushë detyrimet e veta, në të gjitha misionet e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Në këtë kontekst ne po punojmë për krijimin e nje batalioni të mundshëm për ta shpalosur atë aty ku e kërkon Aleanca e Atlantikut të Veriut”.

Shqipëria ka trupat e saj në Irak dhe në Afganistan në misionet e Natos. Kontributi i saj u vlerësua sot edhe nga ndihmës sekretari amerikan i Mbrojtjes Aleksandër Vershbo i cili merrte pjesë në punimet e SEDM-it. Kjo organizatë përfshin 16 vende. Kryeministri Berisha tha sot se edhe Kosova do të ketë vendin e saj. Por kjo duket se nuk i përket një të ardhme të afërt, pasi sic sqaroi dhe ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Kosova ende nuk ka një ministri mbrojtje dhe një ushtri të saj.

Në takimin e sotëm në Tiranë vendet anëtare kanë diskutuar për të ardhmen Sedmit: “Në kontekstin e integrimit të rajonit në Nato dhe në BE si dhe në kuadër të problematikave financiare me të cilat po ballafaqohemi si dhe u diskutua edhe në kontekstin e emergjencave civile apo krizave të mundshme në rajon”, deklaroi ministri shqiptar i Mbrojtjes Arben Imami

Ndërkohë që një pikë tjetër e rëndësishme ka qenë diskutimi i mundësisë për angazhimin e forcës së përbashkët Seebreg, e përbërë nga 5000 forca, në rastet e emergjencave civile në vendet anëtare

XS
SM
MD
LG