Lidhje

Berisha: Zgjedhjet 2013, plotësisht sipas standardeve ndërkombëtare

  • Armand Mero

Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha u kërkoi sot institucioneve të OSBE-së që të vëzhgojnë nga afër zgjedhjet e ardhshme politike të qershorit 2013 duke garantuar se ato do të plotësonin në tërësi standardet ndërkombëtare

Këtë kërkesë zoti Berisha e bëri si gjatë fjalës së tij në asamblenë parlamentare të kësaj organizate që po zhvillon për herë të punimet e saj në Tiranë, ashtu dhe gjatë takimit me sekretarin e përgjithshëm të Osbe-së Lamberto Zanier.

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë, ka qenë gjithnjë e përfshirë në proceset zgjedhore shqiptare si gjatë hartimit të kodit elektoral ashtu dhe gjatë fazave të votimit.

Zoti Zanier tha se Osbe është e gatshme të japë kontributin e saj për zgjedhjet sikundër edhe për cështje të tjera për të cilat duhet bërë ende punë sic është forcimi i shtetit të së drejtës, problemet në sistemin e Drejtësisë apo lufta kundër korrupsionit si dhe të punojë për të nxitur dialogun mes forcave politike shqiptare, i cili sic tha ai, duhet të vazhdojë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG