Lidhje

Tre ligjet e Brukselit, Berisha thërret parlamentin të enjten


Nga Elbasani kryeministri ju kundërpërgjigj sot me tone të forta propozimit të ambasadorit amerikan Arvizu për konstituimin e KQZ-s: “Askush nuk ka mandate të interpretojë ligjet e një vendi tjetër”

Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha i kërkoi sot parlamentit që të mblidhet të enjten në një seancë të jashtëzakonshme për miratimin e reformës parlamentare dhe dy ligjeve të kërkuara nga Brukseli. Ai kërkoi gjithashtu që në këtë seancë të votohet edhe aministia fiskale. Socialistët reaguan duke deklaruar se do të votojnë ligjet nëse praonhet kompromisi I tyre që ato të hyjnë në fuqi në shtator dhe kërkuan që kho cështje të mos ngatërrohet me amnistinë fiskale. Po sot duke folur për cështjen e Komisionit qëndror të zgjedhjeve kryeministri hodhi poshtë propozimin e ambasadorit amerikan për konstitutimin e saj në seancën e jashtëzakonshme të parlamentit duke deklaruar se askush nuk ka të drejtë të intepretoj ligjet e një vendi tjetër.


Pak ditë më parë nga Kukësi kryeministri Sali Berisha njoftoi thirrjen të hënën të parlamentit për të miratuar ligjet e përcaktuara si kusht nga Komisioni europian që të rekomandoj dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Sot këtë ai e zyrtarizoi përmes një shkerese dërguar parlamentit për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të enjten e ardhshme. Sipas zyrës së shtypit të Qeverisë “me këtë kërkesë, Kryeministri Berisha kërkon t'i japë opozitës edhe një mundësi tjetër para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, që t'i bashkohet vullnetit të palëkundur të mazhorancës qeverisëse për miratimin e tyre dhe zhbllokimin e rrugës së integrimit europian të vendit.”. Por përvec ligjeve kryeministri ka propozuar edhe miratimin e amnistisë fiskale, një lëvizje e cila duket se ka më tepr karakter elektoral, duke qenë se qëndrimi kundër i opozitës në këtë pikë është i qartë.

Cështja e ligjeve dhe reformës elektorale ka qenë prej muajsh pjesë e debateve të panumërta. Pak javë më parë kryetari I Lëvizjes socialiste për integrim Ilir Meta propozoi një formulë kompromisi, sipas së cilës, ligjet të miratoheshin dhe të hynin në fuqi pas zgjedhjeve, shtatorin e ardhshëm. Ky propozim u pranua nga socialistët të cilët mesa duket e shohin ende me dyshim lëvizjen e kryeministrit për thirrjen e parlamentit dhe kërkuan që më parë të mblidhet Komisioni i Ligjeve për të rënë dakort mbi tekstet. “Partia Socialiste është e gatshme t'i votojë të tre ligjet vetëm nëse pala tjetër e pranon kompromisin e ofruar nga opozita. I votojmë të tre ligjet, se pala tjetër, është dakord që këto tre ligje të hyjnë në fuqi vetëm pas konstituimit të Parlamentit të ri që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Në të njëjtën kohë, ne i bëjmë thirrje Sali Berishës për ta mbajtur çështjen e integrimit europian larg fushatës elektorale. Të mos e ngatërrojë votimin e tre ligjeve me premtimet e tjera elektorale. Nëse duam integrimin e Shqipërisë në BE, le të votojmë paketën e kompromisit një orë e më parë, pa i ngatërruar tre ligjet me amnistinë fiskale”, deklaroi sot deputetja socialiste Vasilika Hysi

Një ditë pasi kryeministri njoftoi thirrjen e parlamentit, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu bëri thirrje që në të njejtën seancë të kalojë edhe konstituimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, i cili ka mbetur me 4 anëtarë. Por duke folur me gazetarët në Elbansan, kryeministri Berisha reagoi me tone të forta, ndërsa u kujdes të theksonte se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara ishin të shkëlqyera dhe se askush nuk mund t’i cënonte ato: “Dëgjoj me shumë respekt mendimet e miqve, por detyra ime është të zbatoj ligjin e vendit tim. Shqipëria ka institucione demokratike, të cilat janë larg së qeni të përsosura, por nuk ka zëvendësim për to. Unë i dëgjoj me respekt të madh, por kur fillojnë e bëjnë gjykatësin kushtetues, apo kur bëjnë gjykatësin e lartë apo gjykatësin e faktit, unë them se nuk respektojnë veten e tyre. Asnjeri, kushdo qoftë. Ky është një shtet i bazuar në ligje. Askush nuk ka mandate të interpretojë ligjet e një vendi tjetër”.

Socialistët nuk pranojnë të zëvëndësojnë anëtarët e dorëhequr duke propozuar si zgjdhje riformatimin e Komisionit. Zoti Berisha hodhi poshtë kategorikisht cdo zgjidhje tjetër përvec zëvendësimit të tyre: “Nuk mund të bëhet fjalë për asnjë variant tjetër përvecse atë që përcakton ligji i vendit”.

Cështja e zgjedhjeve dhe ajo e KQZ-së prite të jetë pjesë e bisedimeve edhe e Drejtorit për Europën Qëndrore dhe asaj jugore në departamentin e Shtetit Jonathan Moore I cili pas një muaji rikthehet në Tiranë nesër.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG