Lidhje

Berisha në ceremonitë përkujtimore për Kryengritjen e Postribës


Kryeministri Berisha vlerësoi konbtributin e banorëve të kësaj zone në qëndresën antikomuniste

Kryeministri Sali Berisha ishte sot në Postribë të Shkodrës ku mori pjesë në veprimtaritë përkujtimore kushtuar Kryengritjes antikomuniste të Postribës, të organizuar 66 vjet më parë. Kjo vlerësohet si kryengritja e parë anti-komuniste në Evropën Lindore. Kryeministri Berisha vlerësoi konbtributin e banorëve të kësaj zone në qëndresën antikomuniste dhe proceset demokratike të pas vitit 1990.

Po sot, Kryeministri Berisha përuroi edhe një aks rrugor që lidh qendrën e
komunës së Postribës me fshatin Prekal. Gjatë përurimit zoti Berisha u ndal tek ato që i prezantoi si arritje të modelit ekonomik të qeverisë së tij, që sipas kryeministrit ka sjellë rritje të punesimit, investime publike dhe shkurtim taksash. Ndërkohe ai u shpreh se modeli i opozitës është vetëm bllokimi i gjithçkaje.
XS
SM
MD
LG