Lidhje

Shqipëri: Takimi i dytë Berisha-Rama


Në takim edhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta protagonist në procesin për zgjedhjen e presidentit

Në Shqipëri sot në mbrëmje në orën 19.00 pritet të zhvillohet takimi i dytë mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit socialist Edi Rama, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e një figure konsensuale në postin e kreut të ri të Shtetit.

Sonte në takim do të marrë pjesë edhe kryetari i Lëvizjes socialiste për Integrim, protagonist në procesin për zgjedhjen e presidentit, falë edhe katër vendeve në parlament që garantojnë shumicën e kryeministrit Berisha. Në ndryshim nga takimi i së dielës së kaluar, përveç kohës së ngushtë në dispozicion, shanset janë më të mëdha për arritjen e një marrëveshje.

Të dielën e shkuar kryeminisri Berisha u ul në tryezë ndërsa kishte shpallur paraprakisht kandidatin e tij. Këtë herë emrat pritet të paraqitën gjatë bisedimeve. Një ditë më parë zoti Meta theksoi me forcë idenë e konsensusit.

Nesër është raundi i katërt dhe sipas zotit Meta përpjekjet duhet të ishin që presidenti të mund të votohej në këtë raund. Nga ana e tyre socialitët kanë deklaruar se shkojnë pa kushte dhe se duan vetëm të jenë bashkëautor dhe bashkëpërgjegjës për presidentin e ri, që do të mund të zgjidhej bashkarisht.
XS
SM
MD
LG