Lidhje

Shqipëri: PS, PD zgjerojnë veprimtarinë zgjedhore


Dy koalicionet e djathta dhe të majta në Shqipëri po zgjerojnë veprimtaritë e tyre për zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit. Partia Demokratike çeli dje në mbrëmje fushatën e saj zyrtare, me një tubim në sheshin “Nënë Tereza”, ku paraqiti kandidatët e saj për deputetë të Tiranës.

Koalicioni i djathtë po kërkon një mandat të tretë për të qeverisur, dhe kryeministri Sali Berisha u shpreh i sigurtë në fitore, se qytetarët do t’i besojnë për të çuar përpara zhvillimin e vendit. Tubimet e djathta vijojnë sot në Durrës, më vonë në Kavajë e në Shkodër. Një kalendar të ngjeshur tubimesh ka edhe aleanca e majtë. PS zhvilloi një tubim në Lezhë, pas disa të tjerëve në Vlorë, Shkodër, Durrës e Berat, me të njëjtin besim në fitoren e të majtëve.
Përfaqësues të misionit ndërkombëtar të vëzhguesve janë qysh mbrëmë në Tiranë për të ndjekur nga afër çështjen e listave zgjedhore dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Një konferencë e vëzhguesve ndërkombëtarë do të mbahet nesër pas një serie takimesh me drejtuesit shtetërorë e politikë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG