Lidhje

Berisha: Shumica do të respektojë marrëveshjen me opozitën


Berisha: Shumica do të respektojë marrëveshjen me opozitën
Berisha: Shumica do të respektojë marrëveshjen me opozitën

Në Shqipëri, kryeministri Sali Berisha, tha sot në mbledhjen e parë të qeverisë për vitin 2012 se shumica do të respektojë deri në fund marrëveshjen me opozitën ndërsa hodhi poshtë çdo hipotezë për një zgjedhje konsensuale të presidentit të ri të vendit në mesin e vitit.

Shumica dhe opozita kanë rënë dakort që të kryejnë reformën zgjedhore, të ndryshojnë rregulloren e parlamentit dhe të miratojnë ligjet me tre të pestat të cilat kishin mbetur pezull për shkak të refuzimit të opozitës.

Kryeministri tha sot se uronte që këto ligje të miratoheshin sic ishte rënë dakort. Duke folur për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, kryeministri u shpreh në mënyrë kategorike se ai do të zgjidhet sipas parashikimeve të kushtetutës, dhe se çdo përpjekje për t’i imponuar Shqipërisë dëshira përtej kushtetutës do të dështojnë, u shpreh ai. Pas ndryshimeve që iu bënë tekstit të kushtetutës në vitin 2008, në raundin e tretë të votimit në parlament, kreu i shtetit mund të zgjidhet edhe me një shumicë prej 71 votash.

XS
SM
MD
LG