Lidhje

Protesta ndaj paktit për tregtinë e lirë


Mijëra njerëz protestuan sot në Berlin ndaj marrëveshjes për tregtinë e lirë, që po negociohet mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

Kundërshtarët e Marrëveshjes Transatlantike të Partneritetit në Tregëti dhe Investime, druhen se ajo do t’i jepte shumë fuqi kompanive shumëkombëshe në dëm të konsumatorëve dhe punëtorëve.

Qeveria gjermane e mbështet marrëveshjen, duke thënë se ajo do të fuqizonte ekonominë globale dhe do t’i ndihmonte kompanitë më të vogla dhe të mesme të konkurrojnë në biznesin global.

Në Shtetet e Bashkuara, Kongresi duhet ta miratojë marrëveshjen në muajt e ardhshëm, në mënyrë të ajo të hyjë në fuqi.

Të 12 vendet që punuan për marrëveshjen janë Australia, Brunei, Kanadaja, Kili, Japonia, Malajzia, Meksika, Zelanda e Re, Peruja, Singapori, Shtetet e Bashkuara dhe Vietnami.

XS
SM
MD
LG