Lidhje

Një vajzë marokene dëshmon në çështjen Berlusconi


Karima el-Mahroug, e njohur me nofkën “Rubi-grabitësja e zemrave”, dëshmoi sot në gjyqin që po zhvillohet ndaj tre prej ish-ndihmësve të ish-kryeministrit italian

Një vajzë marokene në qendër të skandalit seksual ku është përfshirë ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi dëshmoi sot për herë të parë në gjyq.

Ajo tregoi për një rast ku, një vajzë, që merrte pjesë në një nga mbrëmjet zbavitëse të ish-kryeministrit, të njohura si “bunga-bunga”, ishte veshur si murgeshë dhe kishte kërcyer në mënyrë provokuese, duke bërë striptizëm.

Karima el-Mahroug, e njohur me nofkën “Rubi-grabitësja e zemrave”, dëshmoi sot në gjyqin që po zhvillohet ndaj tre prej ish-ndihmësve të Berlusconit, të akuzuar për rekrutimin e saj dhe të vajzave të tjera për prostitucion. Personat në fjalë i mohojnë akuzat.

Ky është një gjyq i veçantë nga ai që po zhvillohet ndaj Berlusconit, ku ai akuzohet se ka paguar për seks me një minorene, Karina el-Mahroug dhe është përkjekur ta fshehë këtë fakt.

Vajza ka bërë disa deklarata për shtyp që kur shpërtheu skandali, por deri më sot nuk kishte dëshmuar ndonjëherë para gjykatësit. Si ajo, ashtu edhe zoti Berlusconi kanë mohuar të kenë patur marrëdhënie intime.
XS
SM
MD
LG