Lidhje

Ish kryeministri Berlusconi dënohet me një vit burg


Ish kryeministri italian, Silvio Berlusconi u gjet fajtor për manipulim taksash dhe u dënua me një vit burg.

Një gjykatë e Milanos e gjeti sot fajtor manjatin 76 vjeçar të medias në një çështje të lidhur me blerjen e të drejtave të filmit dhe televizionit amerikan në emër të Mediaset, kompania më e madhe televizive private e Italisë, që kontrollohet prej zotit Berlusconi. Prokurorët e kishin akuzuar atë dhe zyrtarë të tjerë për mashtrim në deklarimin e kostos së prodhimeve në Shtetet e Bashkuara për të ulur shumat e detyruara në taksa.

Megjithë hetimet kriminale disa vjeçare rreth aktiviteteve të tij, kjo është hera e parë që ish kryeministri italian dënohet me burg. Gjykata fillimisht dha një denim 4 vjeçar dhe pastaj e uli në një vit burg. Ai pritet ta apelojë dënimin, në bazë të ligjit italian, që kërkon rishqyrtim të dyfishtë para se një vendim të konsiderohet final.

Zoti Berlusconi ende po gjykohet nën akuzat se pagoi një grua për seks si dhe për shpërdorim të postit të kryeministrit.

Gjykata e Milanos e ndaloi Berlusconin për 3 vjet që të kërkojë pozitë shtetrore. Këtë javë, ai njoftoi se nuk do të kandidojë për një mandat tjetër si kryeministër.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG