Lidhje

Borxhi i Italisë shumë i madh për t’u përballuar nga BE-ja


Borxhi i Italisë shumë i madh për t’u përballuar nga BE-ja
Borxhi i Italisë shumë i madh për t’u përballuar nga BE-ja

Interesat e borxheve të Italisë arritën të martën nivelin më të lartë, që nga koha kur u krijua Euroja në vitin 1999.

Qeveria e kryeministrit Berluskonit është nën trysninë e tregut për të miratuar me shpejtësi reforma për të mbrojtur Italinë nga kriza në rritje e borxhit.

Çfarë do të ndodh në Itali është veçanërisht shqetësuese pasi ky vend ka ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës.

Borxhi i Italisë që arrin shifrën e 2,6 trilionë dollarëve, konsiderohet nga shumë ekspertë si një shumë e madhe për t’u përballuar nga ndihmat e Bashkimit Evropian siç ndodhi me Greqinë, Portugalinë dhe Irlandën.

Normat e larta të interesit do ta bëjnë edhe më të vështirë për Italinë të paguajë borxhet dhe kjo do të thotë se italianët do të konsumojnë gjithnjë e më shumë nga të ardhurat kombëtare.

Interesi që Italia duhet të paguajë për borxhet që merr arriti sot në 6.74 përqind. Një nivel prej 7 përqindësh sipas ekonomistëve, është i papërballueshëm dhe do të ishte pika e kthesës që detyroi Greqinë, Irlandën dhe Portugalinë të kërkonin ndihma nga Brukseli.

“Kështu si po shkojnë gjërat, Italia është vërtet e kërcënuar. Borxhi privat i Italisë nuk është aq keq por borxhi publik është dëshpërues. Nëse ata nuk do të paguajnë dot borxhin publik atëherë do të paguajnë taksa më të larta dhe do të përballen me falimentimin, në se nuk merren masa. Kjo është arsyeja që shqetësimet janë të larta pasi të gjitha veprimet që ishin premtuar nuk kanë ndodhur”, thotë Xhejms Ualston, profesor i politikave në Universitetin amerikan të Romës.

Në Bruksel ndërkohë, ministrat evropian të financave kanë në plan të punojnë sot mbi hollësitë e fondit të ri prej 1 presje 4 trilionë dollarësh për të përballuar problemet e ardhshme të borxhit në Evropë.

“Eurozona ka nevojë t’i tregojë botës se qëndron e bashkuar për monedhën e saj. Ne nuk mund të presim për çfarë do të ndodhë në Athinë apo Romë. Ne duhet të bëjmë përparim këtu në Bruksel. Në se kjo nuk ndodh, do të vazhdojnë efektet shkatërruese për mbarë ekonominë evropiane”.

Por në takimin e sotëm në Bruksel ministrat e financave të BE-së u shkëputën disi nga menaxhimi i krizës duke debatuar më shumë mbi çështjen e taksave dhe transaksioneve financiare.

XS
SM
MD
LG