Lidhje

Berluskoni do të paraqitet në gjyq vetëm të hënave


Berluskoni do të paraqitet në gjyq vetëm të hënave
Berluskoni do të paraqitet në gjyq vetëm të hënave

Një jurist për çështjen e kryeministrit italian Silvio Berluskoni thotë se kryeministri italian do të paraqitet në gjykatë në gjyqin ndaj tij për disa seanca, por se ai ka kohë vetëm të hënave. Avokati Nikolo Gedini u tha sot gazetarëve se zoti Berluskoni kërkon që t’i jepet mundësia të vetëmbrohet.

Zoti Gedini tha se ekipi i avokatëve mbrojtës të kryeministrit i ka kërkuar zyrtarëve të drejtësisë në Milano të caktojnë ditën e hënë për paraqitjen e tij në gjyq. Juristi tha se kjo është diçka e pranueshme për një kryeministër.

Kryeministri italian Berluskoni ndeshet me akuzat për korrupsion, mashtrime dhe të tjera, përfshirë atë se ka paguar për të patur marrëdhënie seksuale me një minorene, kërcimtare në një klub nate dhe se është përpjekur ta mbulojë këtë fakt. Gjyqi për këtë aktpadi pritet të fillojë në muajin prill.

XS
SM
MD
LG