Lidhje

Berluskoni fiton votëbesimin për politikat financiare

  • Zëri Amerikës

Berluskoni fiton votëbesimin për politikat financiare

Berluskoni fiton votëbesimin për politikat financiare

Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni fitoi sot një votëbesim në parlament mbi hapat që synojnë t’i japin shtytje ekonomisë së vendit.

Suksesi i kryeministrit në Dhomën e Ulët të parlamentit u arrit pasi partia e tij e koalicionit të qendrës së djathtë humbi në dy zgjedhje të rëndësishme lokale si dhe humbi referendume mbi energjinë bërthamore, privatizimin e ujit dhe imunitetin në gjyq për udhëheqësit qeveritarë.

Zoti Berluskoni kishte në plan gjithashtu të mbante sonte një fjalim mbi strategjinë e qeverisë së tij për pjesën e mbetur të mandatit të tij.

Çdo plan për të ardhmen pritet të përfshijë koncensione politike për partnerin e koalicionit, Lidhja Veriore, ndërsa zoti Berluskoni përgatitet të kërkojë miratimin e masave të ashpra ekonomike, që synojnë uljen e defizitit buxhetor të Italisë.

Kryeministri Berluskoni është goditur nga një seri skandalesh korrupsioni, një ekonomi e dobët dhe një skandal seksual, i nxitur nga akuzat se ai pagoi një artiste të mitur për të pasur marrëdhënie me të.

Zoti Berluskoni u paralajmërua për rreziqet financiare nëse koalicioni i tij binte.

XS
SM
MD
LG