Lidhje

Berluskoni i drejtohet parlamentit para votëbesimit


Berluskoni i drejtohet parlamentit para votëbesimit
Berluskoni i drejtohet parlamentit para votëbesimit

Kryeministri italian Silvio Berlusconi i kërkoi parlamentit ta lejojë të vazhdojë drejtimin e vendit. Ai foli një ditë para një votimi kritik për të marrë besimin e deputetëve.

Zoti Berlusconi tha sot se nuk ka alternativë të besueshme ndaj qeverisë së tij dhe se zgjedhjet e parakohshme nuk do të zgjidhin krizën financiare të Italisë.

Kryeministri i Italisë kërkoi votëbesimin nga parlamenti pasi ligjvënësit bllokuan të martën, procesin mbi një dispozitë lidhur me buxhetin. Në atë seancë mungonin shumë ligjvënës të koalicionit qeverisës.

Zoti Berlusconi e cilësoi këtë frenim si një rastësi, por kritikët thonë se ai pasqyron pakënaqësinë ndaj udhëheqjes që kanë treguar disa anëtarë të koalicionit të shumicës.

Në fjalimin e tij Kryeministri italian hodhi poshtë kërkesat për dorëheqjen e tij të bëra nga opozita, të cilën ai e akuzoi se nuk ka qëllim tjetër përveç largimit të tij nga posti.

XS
SM
MD
LG