Lidhje

Berluskoni i mbijeton votëbesimit në Senat dhe Dhomën e Ulët


Berluskoni i mbijeton votëbesimit në Senat dhe Dhomën e Ulët
Berluskoni i mbijeton votëbesimit në Senat dhe Dhomën e Ulët

Kryeministri italian Silvio Berlusconi fitoi një votëbesim kritik në të dyja dhomat e parlamentit.

Një shumicë e vogël vetëm me tre vota në dhomën e ulët bëri që kryeministrin të mënjanonte dorëheqjen më mesin e mandatit të tanishëm pesë vjeçar.

Miliarderi 74 vjeçar i medias është përballur me akuza të shumta përfshirë ato se këshilltarët e tij kanë kërkuar të blejnë mbështetjen para votimit të sotëm. Ai është detyruar gjithashtu të mbrohet ndaj sfidave të tjera, përfshi skandalet për korrupsionon dhe ato seksuale.

Dhoma e lartë e parlamentit votoi sot 162 me 135 në favor të zotit Berlusconi, ndërsa votimi 314 në favor dhe 311 kundër e ndihmoi atë të të mbijetonte në votimin në dhomën e ulët.

Zoti Berlusconi pritej të merrte mbështetje të fuqishme nga aleatët e tij politik në senat por përballej me pasiguri në dhomën e ulët.

Demonstruesit kundër Berlusconit u mblodhën në qytete në mbarë Italinë sot para votimit përfundimtar dhe shprehën pakënaqësinë e tyre me qeverinë e tanishme.

XS
SM
MD
LG