Lidhje

Berluskoni në prag të dorëheqjes


Berluskoni në prag të dorëheqjes
Berluskoni në prag të dorëheqjes

Kryeministri italian Silvio Berluskoni pritet të japë dorëheqjen pas miratimit të një ligji të ri për buxhetin në parlament, duke hapur rrugën për një qeveri kalimtare që do të përpiqet të nxjerrë vendin nga një krizë e mundshme ekonomike.

Zoti Berluskoni, i cili ka qenë në pushtet për 10 vjet në 17 vitet e fundit, tha të martën se do të jepte dorëheqjen, pasi deputetët të miratonin një paketë reformash ekonomike të mbështetura nga Bashkimi Evropian.

Presidenti Giorgio Napolitano pritet t'i kërkojë ish Komisionerit të Bashkimit Evropian, Mario Monti të drejtojë qeverinë e re kalimtare.

Analistët shpresojnë se zoti Monti, ekonomist i respektuar, të shërbejë si element qetësues për vendin që po përpiqet të shmangë një krizë ekonomike të shkaktuar nga borxhi publik ngritje. Kostot e huamarrjes të Italisë janë rritur në nivel rekord që kur vendi hyri në eurozonë dhe tani janë afër shifrës 7 përqind, gjëndje që shtyu vende të tilla si Irlanda, Portugalia dhe Greqia të kërkojnë paketa financiare shpëtimi.

XS
SM
MD
LG