Lidhje

Berluskoni para gjykatës së Milanos nën akuzat për korrupsion

  • Zëri Amerikës

Berluskoni para gjykatës së Milanos nën akuzat për korrupsion

Berluskoni para gjykatës së Milanos nën akuzat për korrupsion

Kryeministri italian Silvio Berlusconi doli sot në gjyq nën akuzat se ka paguar një dëshmitar për të gënjyer në një tjetër çështje ligjore kundër tij. Kjo është hera e parë që ai del në gjyq lidhur me akuzat se ka paguar ish avokatin e tij britanik David Mills të jap një dëshmi të rreme.

Gjykata e Milanos ishte përsëri në qendër të vëmendjes sot, ndërsa kryeministri italian Silvio Berlusconi mbërriti aty nën akuzat se ka paguar një dëshmitar të gënjej në një gjykim të mëparshëm. Avokati britanik David Mills u gjet fajtor në vitin 2009 pasi pranoi 600 mijë dollarë nga Berlusconi për të gënjyer para gjyqtarëve.

Shfaqja sot në gjyq e Berlusconit përkoi me ditën përkujtimore për të nderuar gjykatësit e vrarë nga militantët brenda vendit. Tre postera të mëdha me fotografitë e viktimave të sulmit ishin varur sot para gjykatës së Milanos në Ditën përkujtimore. Ata janë dy gjykatës të vrarë nga Brigadat e Kuqe dhe një avokat i vrarë nga Mafia. Berlusconi mbërriti sot me makinën e tij dhe shkoi direkte brenda pa ndaluar për të folur me përkrahësit e tij apo me gazetarët.

Disa demonstrues u mblodhën në përkrahje të gjykatësve që Berlusconi i sulmon rregullisht si të njëanshëm. Një demonstrues i irrituar bërtiti Turp! Turp! ndërsa Berlusconi kaloi. Një debat i ashpër shpërtheu para shfaqjes së sotme në gjyq, pasi Berlusconi akuzoi prokurorët e Milanos se po përdorin ligjin kundër tij për të zhvilluar një luftë civile.

Gjatë fundjavës Berlusconi e quajti gjithashtu drejtësinë italiane “një kancer për vendin”. Kjo është dalja e katërt e kryeministrit në gjykatë gjatë muajve të fundit. Ai ka premtuar të shfaqet sa ta lejojnë detyrat e tij zyrtare për t’u mbrojtur ndaj katër çëshjeve të hapura. Në një çështje Berlusconi akuzohet sa ka paguar një prostitutë të mitur dhe ka përdorur influencën e tij për ta mbuluar skandalin. Në dy çështje të tjera ai akuzohet për mos pagim taksash.

XS
SM
MD
LG