Lidhje

Berluskoni paraqitet në gjykatë për t’iu shqiptuar akuzat


Berluskoni paraqitet në gjykatë për t’iu shqiptuar akuzat
Berluskoni paraqitet në gjykatë për t’iu shqiptuar akuzat

Kryeministri italian Silvio Berluskoni u paraqit sot në gjykatë, për t’u përballur me akuzat për mashtrime rreth taksave lidhur me bizneset e tij të mediave.

Sipas akuzës, kompania e tij Mediaset, cila ka blerë të drejta filmash dhe televizoni përmes disa firmave të treta, të regjistruara në vende-ishuj, ka deklaruar një çmim më të ulët për të shmangur pagimin e taksave.

Kryeministri Berluskoni i mohon këto akuza. Sot në gjykatë ai tha se akuzat ndaj tij janë të pabaza dhe se ai nuk do të dënohet për to.

Kryeministri 74-vjeçar është në gjyq edhe nën akuzat për marrëdhënie seksuale më një të mitur dhe për shfrytëzim të postit për të mbuluar krimin për të cilin akuzhet. Në fillim të vitit, Gjykata Kushtetuese e Italisë, shfuqizoi një ligj i cili i jepte atij imunitet gjatë kohës që shërbente si kryeministër.

Nderkaq, Vendet evropiane kanë mosmarrëveshje lidhur me eksodin e imigrantëve nga Afrika veriore në Itali. Roma i ka kritikuar vendet fqinje që nuk kanë pranuar atë që ajo e quan “një cunam humanitar”.

Më tepër se 20 mijë imigrantë kanë shkuar në Itali, përmes ishullit të vogël mesdhetar të Lampeduzës, që nga koha kur në Libi dhe në Tunizi shpërthyen trazirat në fillim të këtij viti. Megjithë kundërshtimet e Francës dhe Gjermanisë, zyrtarët italianë filluan dje t’u japin leje qëndrimi 6-mujore imigrantëve, duke i lejuar ata kështu të udhëtojnë lirshëm në të 25 vendet e Shengenit.

Franca ka reaguar, duke i forcuar kontrollet kufitare me Italinë, ndërsa Gjermania dhe Austria thonë se po shqyrtojnë masat të ngjashme. Ministri i Brendshëm italian Roberto Maroni tha se çështja e imigrantëve afrikanë do të tregojë në se ekziston një Evropë e bashkuar, apo në se ky nocion është thjesht gjeografik.

XS
SM
MD
LG