Lidhje

Berluskoni punë në shërbim të komunitetit


Italy Berlusconi

Italy Berlusconi

Një gjykatë italiane urdhëroi që ish kryeministri Silvio Berlusconi vitin e ardhshëm të ndihmojë të moshuarit në një azil të drejtuar nga kisha, si pjesë e dënimit të tij për mashtrime me taksat.

Zotit Berluskoni i kërkohet të shpenzojë 4 orë në javë në një shtëpi për të moshuarit në periferi të Milanos, duke i bërë atyre shoqëri dhe për t’i çuar në shërbesat fetare.

Ish-kryeministrit italian i ndalohet të jenë anëtar i parlamentit dhe të kandidojë për post politik. Por atij i lejohet pjesëmarrja në fushata politike, si dhe të bëjë udhëtime të kufizuara në Romë.

Vitin e kaluar, një gjykatë e dënoi zotin Berlusconi me katër vjet burgim, nën akuzat për mashtrime me taksat. Më pas ky dënim u rishikua dhe u vendos që ai të kryejë shërbime për komunitetin për një vit. Kjo është hera e parë që ish-kryeministri Italian dënohet, pas disa procesesh gjyqësore, nën akuza të ndryshme, si mashtrime me taksat apo për marrëdhënie seksuale me një prostitute nën moshën madhore.

Zoti Berlusconi është një personat më të pasur në Itali dhe ai vazhdon të jetë një forcë e rëndësishme politike. Ai thotë se të gjitha akuzat ndaj tij janë fabrikuar nga liberalët, rivalët e tij politikë.
XS
SM
MD
LG